E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpul jep OK për largimin e Maskeranos

Inter

Sikurse bënë të ditur dje të përditshmet britanike “The Mirror”, trajneri i Liverpulit, Roi Hodgson, ka vendosur të lejojë transferimin e Havier Maskeranos, mesfushorit që pëlqehet shumë nga Interi i Benitezit. Problemi është se drejtuesit “Reds”-ave vazhdojnë të kërkojnë një shifër të konsideruar shumë e lartë, rreth 35 milionë euro, ndërsa Interit mund të arrijë në deri te 25 milionë plus kartonin e Muntarit. Për momentin akoma nuk ka asgjë zyrtare, gjithsesi duket se gjasat më të shumta janë që mesfushori argjentinas, sezonin e ardhshëm nuk do ta luajë më në “Anfield Road”. Shumë më i mundshëm duket një transferim i tij tek Interi, ku do të gjente dhe argjentinasit e tjerë Militon, Zanetin dhe Kambiason. Por nuk duhet përjashtuar një kalim i tij te Barcelona, e cila interesohet prej kohësh.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›