E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gozhdohen për të Premten e Mirë

Kristianët janë gozhduar në kryqe në Filipine dje, për të përjetuar vuajtjet e Jezusit në kryq. Mijëra njerëz kanë parë se si 17 katolikë të përkushtuar u kryqëzuan në ritualin vjetor. Liderët e Kishës e kanë dënuar këtë praktikë, për të cilën besojnë se është një shtrembërim i mesazhit të vërtetë të Pashkëve. Nëntë burra u kryqëzuan në fshatin San Pedro Cutud të provincës së Pampangas, ndërsa tetë të tjerë në fshatrat aty rrotull. Kjo ngjarje organizohet që në vitet 1950 dhe tërheq më shumë se 10 mijë kuriozë çdo vit. Shumë prej tyre shkojnë për të larë mëkatet, luten për të larguar sëmundjet, për një jetë më të mirë, apo për të falënderuar për ato që ata besojnë se janë mrekulli. Më shumë se 80 për qind e 90 milionë banorëve të Filipineve janë katolikë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›