E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komision për të Vërtetën dhe Pajtimin, ideja më e re e Thaçit

Kryeministri i Kosovës, i cili prej disa ditësh po qëndron për vizitë zyrtare në ShBA, duke folur për Associated Press, ka thënë se po e diskuton idenë për një Komision për të Vërtetën dhe për Pajtim për Kosovën që do të shëronte plagët e konflikteve në rajon.

Thaçi ka thënë se integrimi i serbëve brenda sistemit është mundësia e vetme për të ecur përpara në Kosovë. Sipas tij, nuk do të ketë as autonomi, as favore speciale dhe as shkëmbim territoresh.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Uashington, ka vendosur kurorë lulesh në varrezën e ushtarit të panjohur, në Kompleksin e Varrezave Ushtarake në Arlington.

Gjithashtu Thaçi, po në Uashington, është takuar me ish- senatorin e njohur Bob Dole. Në takim me të Thaçi i ka shprehur respektin e madh që gëzon senatori Dole nga populli i Kosovës, si dhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit me kryeministrin Thaçi, senatori Dole, theksoi se vazhdon të qëndrojë afër popullit të Republikës së Kosovës dhe krenohet me arritjet që janë bërë në Kosovë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›