Gozzelino: Më 11 shtator nis kampionati i vrapimit malor
TIRANë- Më 11 shtator 2011 do të zhvillohet në Shqipëri Kampionati Botëror i Vrapimit Malor. Ky ka qënë edhe vendimi i Federatës Botërore të Atletikës, të cilën e ka përcjellë sot në Tiranë Presidenti i kësaj Federate, Bruno Gozzelino, në takimin e zhvilluar me ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ferdinand Xhaferraj.
Zëdhënësja e kësaj ministrie bëri të ditur se aktualisht kanë ardhur në Shqipëri një grup teknikësh për të studiuar terrenin shqiptar. Në këtë kampionat pritet të marrin pjesë ekipe nga 60-70 vende të botës dhe gara do të ndiqet me helikopter gjatë gjithë kohës, duke shërbuyer njëkohësisht për promovimin e turizmit shqiptar.
Më 5 shtator të këtij viti në Slloveni zhvillohet kongresi i radhës i Federatës Botërore të Atletikës, ku pritet të përcaktohet edhe buxheti për zhvillimin e këtij Kampionati në Shqipëri. Ministri Xhaferaj e vlerësoi shumë iniciativën e Federatës Kombëtare të Atletikës për zhvillimin e këtij kampionati në Shqipëri, duke shprehur njëkohësisht mbështetjen e tij.
Një falenderim i veçantë, tha ai, i shkon atletit të mirënjohur Sergey Bubka, për iniciativën e mirë që bëri të mundur realizimin dhe planifikimin e kampionatit botërorë të vrapit malor, që do të realizohet më 11 shtator të vitit 2011. Mendohet që ky kampionat do të zhvillohet pranë Liqenit artificial të Tiranës, pasi i përmbush kushtet e lartësisë. Ky kampionat pritet të shërbejë për promovimin e turizmit dhe kulturës shqiptare.
(m.a/ata/BalkanWeb)