E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statuja e Lirisë mbyllet për 1 vit për turistë

New York, 9 gusht – Statuja e Lirisë do të jetë e mbyllur për shkak të punimeve të sigurisë brenda saj, në një periudhë 1-vjeçare nga tani, duke u hequr kështu turistëve mundësinë për ta vizituar atë, ka raportuar NOA.
E njohur si një nga atraksionet më të njohura në New York për vizitorët, këta të fundit do të jenë në gjendje për të vizituar parkun që rrethojnë Statujën e Lirisë, por nuk do t’u lejohet qasja në monument, pasi presupozohet që të bëhet gati më 12 tetor 2011, ditë kur do të festohet edhe 125-vjetori i saj.
“Projekti do të kushtojë 26.000.000 dollarë dhe parashikon të rehalibitojë shkallët e zjarrit, ashensorët dhe daljet”, - tha David Luchsinger, inspektor i monumentit kombëtar amerikan, Statuja e Lirisë.
Mbi 5 milion njerëz e vizitojnë këtë monument çdo vit, ndërsa statuja ishte mbyllur pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe u rihap në vitin 2004.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›