E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gr. B, Greqi – Nigeri 2-1

Greqia arriti fitoren e parë në historinë e saj në Kampionatin Botëror, duke mundur 2-1 Nigerinë, që nga ana saj edhe pse shënoi e para, e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë.

Greqia u hakmor edhe për atë humbje 2-0 me Nigerinë në Botërorin e vitit 1994.

Për formacionin helen shpresat matetimatikore për t’u kualifikuar janë ende të gjalla, por në ndeshjen e fundit skuadra e drejtuar nga Oto Rehagel do të përballet me Argjentinën, që nga ana e saj ka gjashtë pikë të plota.

Uçe i Nigerisë shënoi në minutën e 16-të pas një gjuajtje të lirë nga një distancë e largët, ndërkohë që Kaita në minutën e 33-të Kaita u ndëshkua me karton të kuq për një veprim të panevojshëm.

Me superioritetin numerik në fushë, Greqia sulmoi fort, dhe pas dy rasteve të humbura gjeti golin me antë Dimitrios Salpingidhisit në minutën e 44-t, njëherësh edhe goli i parë i helenëve në një kampionat botëror.

Vasilios Torosidis me golin e tij në minutën e 71-të i garantoi fitoren historike Greqisë, e para pas pesë ndeshjve të luajtura në Kupën e Botës, përfshirë dhe ato në Botërorin “SHBA 1994”, ku i humbi të tri ndeshjet, një prej tyre me Nigerinë (2-0).

Trajneri i Greqisë, Oto Rehagel, hodhi në fushë në minutën e 79-të edhe shqiptarin e natyralizuar si grek, Sotir Nini, në vend të fantazistit veteran Theofanis Gekas.

Pas fitores Argjentinës me Korenë e Jugut dhe Greqisë me Nigerinë, renditja në grupin B është kjo: Argjentina (2 ndeshje/6 pikë), Koreja e Jugut (2/3), Greqia (2/3) dhe Nigeria (2/0).

Ndeshja e Koresë së Jugut me Nigerinë do të vendosë dhe fatin e vendit të dytë, por nigerianët janë me një këmbë jashtë Botërorit.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 17 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›