E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drama e Bafana Bafana, heshtin vuvuzelat

Për herë të parë boritë e famshme “vuvuzela” kanë heshtur në stadiumet e Afrikës së Jugut, kjo falë fitores 3-0 të Uruguait me vendin organizator të Kupës së Botës.

Për të parë në historinë e kampionateve botërore, vendi organizator rrezikon seriozisht të mos kalojë fazën e grupeve. Shefi i Komitetit Organizator të Botërorit, Deni Xhordan, theksoi se humbja e Afrikës së Jugut ka një kosto.

“Largimi i vendit organizator ndikon gjithmonë në suksesin e një turneu”, - tha Xhordan gjatë një konference për shtyp në Johanesburg.

“Ishte një natë shumë e dhimbshme”, - theksoi ai pas humbjes 3-0 kundër Uruguait, përmes së cilës ekipi “Bafana Bafana”, rrezikon seriozisht kalimin në një të tetat e finaleve.

“Ishte një natë, në të cilat vuvuzelat qëndruan të heshtura”, - plotësoi Xhordan. Shumë tifozë vendas nisën të largohen kur rezultati kishte shkuar 2-0 në stadiumin e Pretorias.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 17 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›