E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panteliç: Gjermania meriton respekt

Serbia do të luajë kundër Gjermanisë një ndeshje për “jetë a vdekje”, ku në përfundim të 90 minutave do të vendoset edhe fati i saj. Formacioni ballkanik humbi në takimin e parë 1-0 kundër Ganës. Marko Panteliç e vlerëson si një ndeshje speciale.

“E presim paksa me nervozitet ndeshjen, është një takim special për ne. Personalisht jam përgatitur në mënyrë perfekte, pasi kam investuar shumë për Botërorin. Pres një superndeshje. E njoh mentalitetin gjerman. Kam shumë respekt për Gjermaninë. Cilido nga çdo vend i botës duhet të ketë respekt për ‘Nationalmanschaft’-in”, - tha Panteliç.

Lojtari i përfaqësueses serbe vlerëson lojtarët gjermanë: “Gjermania ka një mbrojtje të mirë. Filip Lahm është një makinë. Bastian Shvajnshtajger dhe Marko Marin janë të fuqishëm. Miroslav Kloze dhe Kakau janë sulmues të mirë.

"Nga Serbia, Nemanja Vidiç është një lojtar dhe mik i mirë, dhe po kështu Dejan Stankoviç. Arma jonë më e fortë? Jemi si një familje dhe për më tepër që kemi lojtarë me të jashtëzakonshëm dhe me cilësi individuale”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 17 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›