E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gr.D, Gjermani- Serbi, pragndeshja

Gjermania dhe Serbia do të përballen në grupin D në Port Elizabet pas ndeshjeve të para me rezultat në kontrast të plotë.

Gjermanët shkatërruan Australinë me një fitore 4-0 në ndeshjen hapëse, ndërkohë që Serbia u surprizua nga Gana duke humbur 1-0.

Kjo do të thotë se “djemtë” e Johakim Lëvit janë favoritë në këtë ndehshje, ndërsa Serbia e trajnerit Radomir Antiç duhet të japë më shumë se maksimumi për të mbajtur shpresat gjallë.

Një humbje e Serbisë mund të shikojë veten jashtë turneut nëse ajo humbet me Gjermaninë, kjo e shoqëruar me rastin nëse Gana shmang humbjen me Australinë (19 qershor).

Shumë ekspertë kishin shpresuar të suksesi i formacionit të Antiçit përpara fillimit te Kupës së Botës, por paraqitja e tyre e dobët në ndeshjen hapëse bënë që të krijohen dyshime në lidhje me potencialin e tyre.

Gjermania, ndërkohë prodhoi një shfaqje plot gola në ndeshjen hapëse, duke shkatërruar “kangurët” australianë.

Miroslav Kloze, 11 gola në të tre botërorët ku ka marrë pjesë, duke qenë vetëm katër gola pas rekordmenit absolut të të gjitha kohërave, Ronaldo, 15 gola.

GJERMANIA
Në kampin gjerman janë disa dyshime në lidhje me mesfushorin Bastian Shvajnshtajger, i cili po vuan nga të ftohtit.

Gjithsesi, ai pritet të jetë në formacionin startues duke pasur si partner Sami Khedirën në qendër të mesfushës.

SERBIA
Serbisë nga ana e saj do t’i mungojë Aleksandar Lukoviç, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen kundër Ganës, dhe në vend të tij do të jetë Neven Subotiç.

Trajneri Antiç mund të kthejë Zdravko Kuzmanoviçin në mesfushë, pavarësisht se ky i fundit ishte fajtor në golin me penallti të Ganës.

Mesfushori Nenad Milijas mund të ulet në bankinë, ndërkohë që Zoran Tosiç ka shanse ta fillojë nga fillimi.

GJERMANIA
Trajner: Johakim Lëv
Kapiten: Filip Lahm
Ylli i skuadrës: Miroslav Kloze
Vlera e lojtarëve: 305 mln euro
Numri i klubeve: 27 000
Numri i lojtarëve: 6 200 000
Viti i themelimit: 1900
Anëtarësimi në FIFA: 1904
Pjesëmarrje: 17
Trofe: 3 (1954, 1974, 1960)
Bilanci: 99 N, 59 F, 20 B, 20 H

SERBIA
Trajner: Radomir Antiç
Kapiten: Dejan Stankoviç
Ylli i skuadrës: Dejan Stankoviç
Vlera e lojtarëve: 185 mln euro
Numri i klubeve: 2100
Numri i lojtarëve: 310 000
Viti i themelimit: 1919
Anëtarësimi në FIFA: 1921
Pjesëmarrje: 11
Trofe: 0
Bilanci: 41 N, 16 F, 8 B, 17 H

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 17 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›