E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gr. D, Serbi - Gana 0-1

www.albania-sport.com - Gana rrëmbeu një fitore të vonshme 1-0 ndaj një Serbie, që e mbylli takimin me dhjetë lojtarë, pas një goli të shënuar nga pika e penalltisë me anë të Asamoah Gyan në minutën e 85-të.

Ndeshje hapëse e grupit D ishte e gjitha një spektakël i ashpër në “Loftus Versfeld Stadium”, teksa dukej se do të mbyllej pa gola.

Gjithsesi, gjërat ndryshuan kur në minutën e 74-t, Aleksandar Lukoviç doli nga fusha pas kartonit të dytë të verdhë.

Serbia u duk se iu përgjigj mirë humbjes s lojtarit, por katastrofa e vendit ballkanik erdhi kur zëvendësuesi Zdravko Kuzmanoviç preku topin me dorë brenda zonës.

Gyan realizoi nga pika e bardhë duke i dhënë Ganës një fitore thelbësore, ndërkohë që Serbia duhet të bëjë maksimumin në ndeshjen e dytë kundër Gjermanisë favorite të grupit.

Ndeshja pati edhe të veçantën e fitores së trajnerit serb të Ganës, Milovan Rajevac kundër përfaqësueses së vendit të tij të origjinës, Serbisë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 13 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›