E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania deklasoi Australinë

Kombëtarja e Gjermanisë ka shkëlqyer të dielën mbrëma në ndeshjen e dytë të xhiros së parë në Grupin B, duke e mposhtur Australinë me rezultat të thellë 4:0.

Gjermanët furishëm e nisën takimin ndaj australianëve, me ç’rast në minutën e 8-të të ndeshjes ia dolën të kalojnë në avantazh prej 1:0 me golin e bukur që e shënoi Lukas Podolski.

Reprezentacioni gjerman në minutën e 27-të ia doli ta dyfishoj epërsinë në 2:0, me golin që e shënoi me kokë Miroslav Klose, pasi mirë u shërbyer nga Philipp Lahm. Me këtë rezultat edhe përfundoj pjesa e parë e kësaj ndeshje, gjatë së cilës Gjermania dominoi përballë Australisë, duke krijuar edhe shumë raste tjera të mira shënimi.

Ekipi i udhëhequr nga Joachim Loew dominoi edhe më tepër në pjesën e dytë, duke i shënuar edhe dy gola të tjerë, por që pati edhe raste tjera të panumërta për gola.

Kështu, Gjermania e shtoi epërsinë ndaj Australisë në 3:0, me golin që e shënoi Thomas Muller në minutën e 68-të. Ndërsa, golin e fundit për gjermanët e realizoi Cacau në minutën e 70-të të takimit, duke i shkaktuar kështu debakël Australisë, 4:0.

Por, duhet theksuar se Australia prej minutës së 58-të ka luajtur me një futbollistë më pak, sepse Tim Cahill është përjashtuar nga loja pasi që gjyqtari e ndëshkoi atë me kartuç të kuq.

Grupi D

Serbia-Gana 1:0
Gjermania-Australia 4:0

Tabela
1. Gjermania 1 3
2. Gana 1 3
3. Serbia 1 0
4. Australia 1 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›