Vuvuzelat përçajnëbotën e futbollit
JOHANESBURG-Janë simboli i Botërorit afrikano-jugor. Vuvuzelat, pipëzat që dëgjohen në çdo stadium të këtij evenimenti, duket se kanë arritur të përçajnë botën e futbollit pas vetëm dy ditësh. “Në stërvitjen tonë ishin 3 mijë persona dhe nuk arrija të dëgjoja as futbollistët e mi, - tha trajneri i Holandës Van Marvijk. – Ishte një sesion i tmerrshëm”. “Kam probleme me dëgjimin, nëse në stadium do më japin probleme, do të heq aparatin dëgjues”, u shpreh tekniku i Danimarkës Bert Van Marvijk. “Pashë vetëm një pjesëz të ndeshjes së parë dhe ashtu si shokët e mi, u shurdhuam nga vuvuzelat - u shpreh Xhampaolo Pacini i Italisë. – çfarë rrëmuje! Erdhën edhe në stërvitje dhe ishte tmerr”, tha ai. “E gjithë bota i ka qejf vuvuzelat, janë simboli i turneut”, u përgjigj një nga organizatorët e Botërorit, Rik Mphondo. “Janë pjesë e kulturës dhe t’u bien sa të duan”, tha Blater.
(d.b/News24/BalkanWeb)
(d.b/News24/BalkanWeb)