Gr.B, Koreja e Jugut – Greqia 2-0

Koreja e Jugut e nisi fushatën e saj në Kupën e Botës me një përformancë bindëse duke mundur 2-0 Greqinë në Port Elizabeth.
Gjysmëfinalistët e Botërorit të vitit 2002 shijuan një start ëndrrash në stadiumin “Nelson Mandela Bay Stadium”, duke marrë përkohësisht kryesimin e grupit B, në pritje edhe të rezultatit të ndeshjes Argjentinë- Kili.
Lee Jung-Soo i dha koreanëve një platformë perfekte fitueseje me golin e tij të shpejtë (7’), përpara se mesfushori i Mançester Junaitid, Park Ji-Sung të mbyllte llogaritë në pjesën e dytë (52’) duke koleksionuar tri pikë të çmuara kundër një formacioni grek shumë të varfër në lojë.
Është interesant fakti, se Greqia në katër ndeshjet e saj në Kupën e Botës, përfshirë edhe tri të parat në Botërorin e vitit 1994, ka pësuar katër humbje në katër ndeshje, dhe më e keqja; asnjë gol në 360 minuta.
Greqia në “SHBA 1994” humbi 4-0 me Argjentinën, 2-0 me Nigerinë 4-0 me Bullgarinë dhe tani në “Afrika e Jugut 2010”, 2-0 me Korenë e Jugut.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 12 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili