E Shtunë, 31 Tetor 2026

Odise Roshi kalon te Paris Saint Germain

Mesfushori i avancuar i Flamurtarit, Odise Roshi (19 vjeç, 3 gola sezonin e kaluar) nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me klubin e njohur të kryeqytetit francez, Paris Saint Germain.

Roshi, golashënuesi më i mirë i Shqipërisë U-21 në edicionin aktual të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-21 (4 ndeshje, 3 gola), u testua në fund të muajit prill të këtij viti.

Klubi i Flamurtarit do të përfitojë 250 mijë euro nga shitja e lojtarit.

Po te PSG për provë ishte edhe sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Bala (19 vjeç, 17 gola në këtë sezon në të gjitha kompeticionet).

Paris Saint Germain është një klub i njohur në Shqipëri, pasi për fanellën e tij kanë luajtur në të kaluarën dy mesfushorët e ekipit kombëtar, Edvin Murati dhe Lorik Cana.

Pak javë më parë, sulmuesit fierak të Flamurtarit, Odise Roshi fitoi çmimin e dytë në garën “Talenti i sezonit 2009-2010”, të dhënë nga shoqata “Sporti na bashkon”.

Pasi mori pllakatin e rastit nga ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, por dhe trajner kampion me Partizanin e Dinamon, Bejkush Birçe, Roshi tha se Çmimin ia dedikonte Flamurtarit, skuadra që nxori në pah edhe vlerat e tij.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 12 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›