Shkumbini, në fokus Mlladen Bërkiç

Shkumbini është hedhur në sulm për të siguruar shërbimin e sulmuesit serb të Apolonisë, Mlladen Bërkiç (15 gola sezonin kaluar), kjo pas refuzimit përfundimtar te Daniel Xhafaj (zyrtarisht te Flamurtari i Vlorës).
Bosi i ri klubit peqinas, Ylli Ndroqi, synon ndërtimin e një skuadre të fuqishme, me eksperiencë dhe të aftë për të siguruar për herë të parë një vend në kompeticionet europiane, përvojë që tani pritet ta shijojë klubi i Laçit.
29-vjeçari Bërkiç, një nga lojtarët e huaj më cilësorë, nuk pritet të rinovojë me klubin fierak, tashmë të rrëzuar në Kategorinë e Parë, dhe një numri i madh klubesh në Shqipëri kërkojnë të rekrutojnë serbin.
Të Shkumbini kanë firmosur edhe ish-mesfushori i Apolonisë dhe Gramozit, boshnjaku Semir Haxhibuliç (3 gola sezonin e kaluar), si dhe ish-mesfushori sulmuesi i Besës, Bledar Mancaku (5 gola sezonin e kaluar).
Klubi peqinas konfirmoi mbrojtësin kosovar Driton Krasniqi, i cili la një përshtypje shumë të mirë. Midis Ndroqit dhe Krasniqit u arrit një marrëveshje dyvjeçare. Ende nuk janë bërë të ditura detajet financiare të kontratës, por besohet se shuma është rreth 20 mijë euro.
Shkumbini konfirmoi edhe boshnjakët Ahmed Mujdragiç dhe Altin Gërboviç (2 gola sezonin e kaluar).
Në fokusin e peqinase janë edhe mbrojtësi Endri Vrapi (Besa), portieri Ilion Lika (Kastrioti) dhe mbrojtësi kroat Toni Pezo (me formulën e huazimit nga Hajduku i Splitit)
SHKUMBINI NË MERKATO
Të ardhur: Bledar Mancaku (përfundim kontrate me Besën), Semir Haxhibuliç (perfundim kontrate me Gramozin)
Konfirmime: Driton Krasniqi (rinovim kontrate), Ahmed Mujdragiç (rinovim kontrate), Altin Gërboviç (rinovim kontrate)
Të larguar:
Në fokus: Ilion Lika (Kastrioti), Toni Pezo (me formulën e huazimit nga Hajduku i Splitit)
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 12 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili