E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devis Mema te Skënderbeu

Sulmuesi Devis Mema (3 gola sezonin e kaluar me Flamurtarin) ka rënë parimisht për të veshur fanellën e Skënderbeut, atje dhe ku korçari 25-vjeçar është rritur si futbollist.

Mema i dha lamtumirën Flamurtarit pas tre sezoneve me kuqezinjtë vlonjatë, ku arriti të fitojë Kupën e Shqipërisë (2009).

Lojtari ende nuk ka nënshkruar zyrtarisht, por mediat sportive përmendën faktin, se Mema mund të përfitojë 25 milionë lekë të vjetër në sezon.

Në listën e blerjeve të Skënderbeut, figurojnë edhe Endri Vrapi dhe Erbim Fagu, dy ish-mbrojtësit e Besës së Kavajës gjatë sezonit të kaluar, do të jenë pjesë e Skënderbeut për edicionin 2010-2011.

Mbrojtësi Endri Vrapi (28 vjeç) ka luajtur me Partizanin, Lushnjën, Elbasanin (kampion), Teutën, Tiranën dhe Besën. Skënderbeu do të jetë skuadra e shtatë në karrierën e mbrojtësit të Kombëtares.

Mbrojtësi Erbim Fagu (23 vjeç) ka luajtur me Tiranën, Teutën, Elbasanin dhe Besën. Skënderbeu është skuadra e pestë në karrierën e tiranasit të ri.

Pak ditë më parë, Skënderbeu rinovoi me kapitenin Stavrion Lako (1 gol sezonin e kaluar)dhe mbrojtësin e majtë, serbin Vllade Markoviç (24 vjeç).

Skënderbeu nuk fiton prej 77 vjetësh një titull kampion, për herë të parë dhe të vetme e ka fituar në vitin 1933, e që përkon me kampionatin e 3-të kombëtar të futbollit.

Klubi korçar me president, Agim Zeqon, konsiderohet si një nga ekipet me buxhet të madh për sezonin e ri e në stol ka një trajner fitues, Shkëlqim Muçën.

SKËNDERBEU NË MERKATO

TË ARDHUR: Erbim Fagu (përfundim kontrate me Besën), Endri Vrapi (përfundim kontrate me Besën), Devis Mema (përfundim kontrate me Flamurtarin)

TË KONFIRMUAR: Stavrion Lako, Vllade Markoviç (serb)

TRAJNER: Shkëlqim Muça

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 12 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›