E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gra që emocionohen në politikë

Shfaqja e një filmi të shkurtër për kryeministrin Hashim Thaçi në kongresin e VI-të të PDK-së, e ka emocionuar ministren e Integrimit Europian, Vlora Çitaku.

Ajo, e ulur afër Kadri Veselit, derisa sa po lajmërohej shfaqja e këtij filmi u pa duke qarë.

Kjo nuk është skena e parë që një anëtare e një subjekti politik shihet duke qarë për liderin e partisë ku bën pjesë.

Deputetja e AAK-së, Donika Kada – Bujupi ishte parë në një skenë po ashtu e emocionuar në momentet kur Ramush Haradinaj u kthye nga Haga.

Të dyja këto janë të pakrahasueshme me skenën që kishte bërë deputetja e AKR-së, Myzejene Selmani së cilës i kishte rënë të fikët kur Behgjet Pacolli ishte shpallur president i Kosovës nga parlamenti./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›