Hoxhaj takon homologun nga Shqipëria
.jpg)
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti, ka bërë të ditur se gjatë muajit shkurt, dy ministrat do të nënshkruajnë një protokoll të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Ministri Hoxhaj tha se ky dokument gjithëpërfshirës do t’i hap udhë një partneriteti strategjik dhe do të mundësojë thellimin e bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, tregtisë, arsimit, shkencës, kulturës, e deri te bashkëpunimi në nivel lokal.
Ai po ashtu tha se me ministrin Panariti kanë diskutuar gjerësisht për situatën në Luginën e Preshevës./Indeksonline/