E Shtunë, 31 Tetor 2026

Musmurati: Jakup Krasniqi e ka themeluar PDK-në

Koordinatori i zgjedhjeve në PDK, Basri Musmurati, i cili për tre muaj ka udhëhequr procesin e brendshëm zgjedhor të partisë, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet që të shtunën t’i fillojë punimet Kongresi Zgjedhor i PDK-së.

Ai ka thënë për gazetën “Epoka e Re”, se zgjedhjet në PDK kanë kaluar nëpër një garë të fortë.

Musmurati ka bërë me dije se tash, në mungesë të mospjesëmarrjes së Jakup Krasniqit, punimet e këtij Kongresi do t’i hapë njëri prej nënkryetarëve aktualë.

“Unë kam pasur dëshirë që Jakup Krasniqi të jetë i pranishëm në punimet e Kongresit Zgjedhor. Ai është themelues i PDK-së, është shprehur Musmurati.

Nga këto zgjedhje të brendshme, sipas Musmuratit, PDK-ja ka dalë aq e fuqishme saqë ka thënë se po të pyetej ai do t’ia plotësonte dëshirën e opozitës për të shkuar në zgjedhje të reja parlamentare./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›