E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gra të dënuara, spektatore në Teatër

Në shfaqjen e sotme të komedisë dramatike "Filumena Marturano" të Eduardo de Filippos, spektatore në Teatrin Kombëtar do të jenë 25 gra që vuajnë dënimin në burgun e Tiranës.


"Filumena Marturano bën fjalë për jetën e një vajze që prostituohej dhe ndryshimin radikal që pasoi jetën e saj si rrjedhojë e një vendimi për të ndryshuar jetën tërësisht.
Ky është dhe mesazhi kryesor që duam të përcjellin tek gratë e dënuara me burg",- thuhet në njoftimin për shtyp që ka lëshuar dje Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.


Përzgjedhja e grave është bërë duke marrë parasysh sjelljen e tyre pozitive në institucion si dhe faktin që "janë në muajt e fundit të dënimit të tyre dhe nuk paraqesin asnjë rrezikshmëri për qytetarët e lirë".


Kjo është hera e parë që grave iu jepet mundësia të ndjekin një shfaqje teatri në sallë që në momentin që kanë marrë dënimin për veprën penale të kryer.
Pjesëmarrja e grave në këtë premierë u bë e mundur falë iniciativës së drejtorit të Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami.

Premiera e Kumbaros në Nju Orleans


Regjisori Arben Kumbaro kurorëzon sonte me "Trojanet" të Euripidit punën mbi 2 -mujore premiera e të cilës shfaqet në Marquette Theatre si produksion i Universitetit të Lojolës në Nju Orleans, nga Departamenti i Teatrit, Arteve dhe Baletit.


Vepra është një përshtatje e tragjedisë antike........................ dramaturgia amerikane Ellen McLaughlin. Kumbaro i cili ndodhet në këtë universitet për të dhënë dhe për të marrë një përvojë 6- mujore si regjisor i Evropës Lindore, ka premtuar se do të jetë një shfaqje që i referohet realiteteve paralele mbi bazë të idesë së qytetit të humbur.

Ai e ka marrë mirë parasysh se në ç'vend po realizohet ky produksion - Nju Orleansi i goditur rëndë nga urgani "Katrina" - dhe nga ç'rajon vjen ai si regjisor, jo shumë larg Trojës vetë, një qytet-shtet i lashtësisë i humbur nën rrënoja.


"Trojanet" vazhdon të shfaqet më 21-22 dhe 26-28 mars. Kostumet janë realizuar nga Kellie Grengs dhe skenografia nga Geoffrey Hall.

Interpretojnë në rolin e Hekubës - Kodie Boëen, Kasandra - Adrienne Burns, Andromaka - Brittany Chandler,
Poseidoni - Andreë Chau, Helena - Helen Hutka dhe kori.
Shfaqja zgjat rreth 1 orë e 20 minuta.


Pantera rozë në Millenium


Një muaj pas premierës botërore vjen në Shqipëri agjenti më komik i të gjitha kohërave, inspektori Clouseau. Filmi "Pink Panther 2" shfaqet sot në kinema Millenium. Interpretojnë aktorët Steve Martin, në rolin e inspektorit francez, Clouseau, Jean Reno, Andy Garcia, Alfred Molina, Aishëarya Rai edhe John Cleeso.


Pjanistes.................................. Fajtona Matraku recital në Akademinë e Arteve
"Pranvera e Frankofonisë" prezanton sot në mbrëmje koncertin e pjanistes Fajtona Matraku. Sot në orën 19:00 pianistja interpreton në sallën e madhe të Akademisë së Arteve. Mbrëmja muzikore ka në repertor "Koncertin për piano dhe orkestër" të Ludvig van Beethoven.


Dokumentarë për jetën nga Spanja


Ambasada e Spanjës, në bashkëpunim me Akademinë e Filmit dhe të Multimedias "Marubi" prezantojnë një cikël dokumentarësh me tema sociale. Çdo të premte në orën 19:00 në kinemanë e Akademisë prezantohet një film që trajton tema të ndryshme si emigracioni, papunësia, racizmi, dhunimi i të drejtave të fëmijëve në botë etj.


Sot në mbrëmje, shfaqet dokumentari "Extranjeras" (Të Huajat), i regjisores Helena Taberna e cila tenton që nëpërmjet eksperiencës së grave emigrante që jetojnë në Madrid të shfaqë fytyrën e panjohur të kulturave të tjera, të cilat bëjnë të pamundurën për tu integruar në vendin e huaj.

Cikli i dokumentarëve do të vijojë me "Poiniente" (Perëndimi), të regjisores Chus Gutiérrez. Fictioni e çon spektatorin në brendësi të Andaluzisë, aty ku mijëra emigrantë kërkojnë një të ardhme më të mirë.


"Los lunes al sol" (Të Hënat në Diell) nga Fernando León, tregon situatën e një grupi burrash të papunë për të cilët çdo ditë është festë, që përshkojnë rrugët e një qyteti bregdetar, duke kërkuar një zgjidhje për jetën.

Bashkëpunimi i UNICEF-it me pesë regjisorë sjell "En el mundo a cada rato" (Në Botë në Çdo Moment). Një kontribut i kinemasë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në botë.

Historitë tregojnë: luftën kundër sidës; mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, shfrytëzimi dhe diskriminimi si dhe edukimi i vajzave të vogla.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›