E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabisin sigurimet e studenteve ne pranga 9 persona

Sektori i luftes kunder krimit ekonomiko-financiar ne drejtorine e policise se Tiranes dhe njesia e taskforce kane organizuar operacionin per te zbuluar nje grup personash qe perfitonin nga siguracionet e studenteve. Operacioni i koduar me emrin Akomodimi eshte finalizuar me zbardhjen e emrave dhe te skemes se abuzimit. Dy financiere te ndermarrjes numer dy te trajtimit te studenteve jane lene nen masen e sigurise arrest shtepie ndersa per 7 administratore konviktesh eshte vendosur masa detyrim paraqitje.

Keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane pervetesuar ne menyre te kundraligjshme siguracionet e studenteve siguracione qe keta studente duhet ti terhiqnin ne fund te viteve shkollore nga viti 2006 deri ne fund te vitit 2009 duke kryer veprat penale te Vjedhjes duke shperdoruar detyren dhe Fallsifikimit te dokumentave nga persona qe kane per detyre leshimin e tyre ne bashkepunim parashikuar respektivisht nga nenet 135 186/3 e 25 te Kodit Penal tha zedhenesja e policise se Tiranes Alma Katragjini.

Burime te policise konfirmojne se grupi ka mundur te perfitoje shume te medha parash ne nje hark kohor prej tre vjetesh.Nga ana tjeter po hetohet edhe per te tjere te perfshire ne kete skeme abuzime dhe vjedhjeje.

Genti Hazizi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›