E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS perpjekja e fundit per kutite. Rama Te largojme Berishen

Kryetari Edi Rama dhe eksponente te tjere te Partise Socialiste jane duke reaguar fort pas deklaratave qe vijne nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve per djegien e fleteve te votimit te 28 qershorit 2009. Edi Rama ne nje takim me socialistet e Elbasanit i kerkoi atyre te behen zedhenes te domosdoshmerise per te larguar qeverine Berisha ne nje kohe qe forca kryesore e opozites ka paralajmeruar nisjen e protestave.

Per shkak te nje qeverie qe punon vetem per ekonomine i nje grushti familjesh qe jetojne ne oborrin e pushtetit. Jane 1 milione te papune. E pra per cfare duhet mbajtur me kjo qeveri cfare duhet te presin 1 milione te papune qe cohen ne kembe per ta larguar kete qeveri tha Edi Rama kryetar i PS.

Po nga Elbasani kryetari i grupit parlamentare socialist adresoi kete mesazh per kryeministrin nese fletet digjen. Ate dite qe do te vendose te djege fletet e votimit do te djege karrigen e tij ne pushtet me hirin e ketyre votave te vjedhura u shpreh Granoz Ruci kryetar grupi PS.

Ne parlament Fatmir Xhafa deklaroi se nese asgjesohen fletet e votimit atehere Partia Socialiste nuk do te lejoj te kete zgjedhje dhe do te kerkoj largimin e Berishes

Ne do te sillemi me qeverine e zjarrvenies si me nje qeveri ilegjitime. Ne nuk do ta njohim me kete qeveri zjarrvenese. Nuk ka me zgjedhje te lira me Sali Berishen. Tashme po troket koha per nje zgjidhje te re politike per zgjedhje te reja politike tha Fatmir Xhafaj deputet i PS.

Komisioni qendror i Zgjedhjeve merr vendim te premten per zbrasjen e kutive te votimit te 28 qershorit cka nenkupton diegen e fleteve te votimit dhe dergimin e materialeve qe ligji parashikon te ruhen ne arkiven e shtetit. Kreu i ketij komisioni Arben Ristani tha per Alsat se flete votimet do te digjen publikisht me daten 1 tetor. Prej nje viti socialistet kerkojne hetimin e zgjedhjeve permes hapjes se fleteve te votimit pas pretendimeve per manipulime.

Taulanta Boja Azhornuar se fundi e enjte 16 shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›