E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabisin trenin e mallrave, ndalohet adoleshenti, 1 në kërkim

SHKODER- Një adoleshent është ndaluar nga policia e qytetit të Shkodrës i dyshuar si një nga grabitësit e trenit të mallrave të linjës Podgoricë- Shkodër. Vjedhja u shënua dy ditë më parë, ndërsa policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim hajdutin e dytë.

Sipas policisë në Shkodër adoleshenti Lorenc Rushaj 15 vjeç hetohet në gjendje të lirë ndërsa është shpallur në kërkim Kristian Lumaj, 19 vjeç. Të dy nga fshati Ivanaj i rrethit Malësi e Madhe akuzohen se kanë hipur mbi tren në ecje e sipër dhe kanë shkëputur 7 vagona, prej të cilave kanë vjedhur materiale metalike, skrap.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›