E Shtunë, 31 Tetor 2026

NEWS24: Delegacioni BE do përgatisë draft për zgjidhjen e krizës

TIRANE- Ndërkombëtarët do të përgatisin një draft për zgjidhjen e krizës politike në Tiranë. Ky është vendimi që është marrë gjatë qëndrimit dy ditor të delegacionit të BE-së në vendin tonë. Lajmi bëhet i ditur nga tv NEWS24. Duke iu referuar burimeve nga selia rozë ka dy variante për mënyrën se si ky draft i përgatitur nga ndërkombëtarët do tu paraqitet përfaqësuesve politikë shqiptarë.

Sipas variantit të parë pas përgatitjes së këtij drafti do të ketë një takim të dytë Berisha- Rama dhe përfaqësues të Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian ku do të prezantohet drafti dhe do të synohet arritja e kompromisit.
Varianti tjetër flet për një tjetër vizitë javën e ardhshme të delegacion të BE-s, i cili dje la Tiranën. Vizita pritet të zhvillohet brenda ditës së enjte të javës së ardhshme dhe delegacioni do të prezantojë këtë herë një draft propozim konkret për të zgjidhur krizën.
Delegacioni i kryesuar nga Jana Sindelkova, zv/shefe e kabinetit të Stefan Fule, e angazhuar me Ballkanin; Terkel Petersen, i cili mbulon Shqipërinë në Sekretariatin e Këshillit të BE-së, si dhe dy këshilltarët e kryetarëve të grupeve parlamentare në Parlamentin Europian, Rob Van De Uoter dhe Jesper Haglynd, e mbyllën ditën e djeshme me një takim në zyrat e Komisionit Evropian në Tiranë. Ata janë takuar me ambasadorë të vendeve të BE-së, si ai gjerman, ambasadoren britanike e me atë franceze. Në Bruksel delegacioni do të informojë krerët e grupeve parlamentare PPE dhe PSE si dhe komisionierin për Zgjerimin Stefan Fule për takimet në Tiranë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›