E Diel, 1 Nëntor 2026

Në sallën e TK fëmijët interpretojnë “Pinokun”

TIRANë- Shfaqja “Pinoku’ realizuar nga fëmijët e Institutit të Fëmijëve që nuk dëgjojnë është shfaqur premierë në skenën e Teatrit Kombëtar mbrëmjen e djeshme. Kjo shfaqje është pjesë e projektit "Magis" që Kooperacioni Italian për Zhvillim dhe Ministria e Punëve të Jashtme Italiane, bëjnë prej disa vitesh në Shqipëri për "Diagnostikimin e hershëm dhe integrimin social të fëmijëve që nuk dëgjojnë".

Fëmijët që interpretuan në këtë shfaqje janë të grup moshave të ndryshme, nga 10 deri në 13 vjeç. Ata kanë interpretuar në këtë shfajqe me parë në Teatrin e Kukullave, në Akademinë e Arteve deri edhe në Teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës, ndërsa në Teatrin Kombëtar u prezantuan mbrëmë për herë të parë.

Drejtuesit e këtij projekti u shprehen se Imagjinata e tyre është më tepër e zhvilluar nga e fëmijëve të tjerë. Mjafton t'u jepet mundësia dhe ata janë në gjendje t'i japin dhjetëra tipare, personazhit të tyre. Po ashtu pantomima zotërohet mjaft mirë prej tyre. Shfaqja erdhi në skenë me regji të Elma Dorezit, Skenografi të Beqo Nanajt, ndërsa kostumografinë e shfaqjes e kanë bërë Xhevahire Kolgjini dhe Mbarime Spahiu.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›