E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Berisha: Mbajtëm premtimin zhvilluam zgjedhe të lira

BERAT- Kryeministri Sali Berisha i ndodhur në qytetin e Beratit për përurimin e një shkolle nuk ka lënë pa përmendur edhe vendimin më të fundit të KE, për liberalizimin e vizave, pas përmbushjes së 3 kushteve. Kreu i Ekzekutivit ka deklaruar se liberalizimi i vizave është një arritje e madhe e qeverisë. Sipas tij është mbajtur një premtim i hershëm i qeverisë.
“Me liberalizimin e vizave qeveria ka mbajtur një premtim të hershëm, Kjo është arritja më e madhe e saj”, - u shpreh Berisha.

Si faktorë që kanë ndikuar në marrjen e këtij vendimi nga ana e Komisionit Europian, për ti dhënë një mundësi Shqipërisë dhe Bosnjes, Berisha përmend mbajtjen e “zhgjedhjeve të lira e të ndershme”. I ndodhur në Berat, kryeministri ka premtuar investime për boshtin e jugut dhe sigurisht për këtë qytet.

“Projekti për qytetin e Beratit ka përfunduar. Me përfundimin e Boshtit të jugut do të bashkohet Berati me Sarandën”, - deklaroi Berisha.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›