Grabisnin me armë pushuesit kosovarë, kapen 4 të rinj
Katër të rinj kanë përfunduar në pranga, pasi grabisnin me armë turistët që frekuentojnë plazhet e Durrësit. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së këtij qarku bëjnë me dije se pas hetimeve të kryera ka rezultuar se 18-vjeçari Jetmir Mera banues në lagjen "Kënetë" në Durrës; 20-vjeçari Leonard Fierza banues në Shkodër; 18-vjeçari Hasan Toska banues në Bulqizë dhe 17-vjeçari Haki Nuçi banues në Bulqizë janë autorë për të paktën katër grabitje me armë të pushuesve kosovarë. Mësohet se personat në fjalë janë arrestuar mëngjesin e djeshëm, 8 orë pas denoncimit që kryen tre të rinj nga Drenasi i Kosovës. Sipas policisë lokale, pushuesit nga Kosova u sulmuan në sektorin "Apollonia" të plazhit gjatë kohës që kryenin shëtitje në bregdet.
NGJARJA
Dy kushërinjtë 23-vjeçarë, Viktor e Korab Bashota si dhe shoku i tyre Çlirim Zogu, në orën 23:00 të së mërkurës kanë qenë duke shëtitur bregut të detit, në sektorin "Apollonia". Ata janë sulmuar në mënyrë të rrufeshme nga katër persona, të cilët nën kërcënimin e pistoletës u kanë rrëmbyer të gjitha sendet personale. Sipas policisë lokale, Korab Bashota ka rezistuar, ndërkohë që grabitësit e kanë goditur me qytën e pistoletës në kokë. Pas grabitjes, katër autorët e krimit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Hetuesit e çështjes pohojnë se autorët e krimit kishin marrë për një muaj një shtëpi me qira.
Tre pushuesit të pyetur nga "Gazeta Shqiptare", deklaruan se dy prej grabitësve qëndronin me armë në duar, ndërsa dy të tjerët i qëllonin me grushta. "Më kërkuan portofolin, varësen e floririt, të gjitha sendet që kisha në trup. U thashë që nuk u jap, por njëri prej tyre më qëlloi fort. Më kërcënoi se do të më vriste dhe më goditi me qytën e pistoletës në kokë. Si pasojë e goditjes më është mavijosur syri", pohoi Korab Bashota. Ai u shpreh se "më pas denoncuam në polici, me shpresë që do t'i arrestojnë. Njerëz të tillë duhen kapur e duhen vënë para përgjegjësisë. Unë dyshoj se ata të katërt na kanë vënë re gjatë ditës se ne kemi marrë banesë me qira në sektorin "Rrota e Kuqe". Mësova në polici se edhe grabitësit atje kishin marrë me qira banesën. Ata janë shumë të rrezikshëm, janë moshë e vogël dhe nuk kanë ndërgjegje. Nëse nuk do t'u kisha dhënë paratë do më kishin qëlluar me pistoletë. Vetëm pak çaste bëra rezistencë ndaj tyre, dhe më goditën fort në kokë sa humba ndjenjat".
POLICIA
Në bazë të përshkrimeve që kanë dhënë tre pushuesit kosovarë, efektivat blu të Durrësit mund të identifikonin dhe të vinin në pranga grabitësit: Jetmir Merën, Leonard Fierzën, Hasan Toskën dhe Haki Nuçin. Bandës së grabitësve, në momentin e arrestimit ju është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një thikë, një pistoletë, si dhe sendet e vjedhura të tre pushuesve kosovarë (portofolat, celularët, varëset e floririt etj). Materialet në ngarkim të tyre iu përcollën Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhje me arme, kryer në bashkëpunim".
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)