E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, tritol një automjeti, nuk ka të lënduar në njerëz

TIRANË - Një shpërthim i fuqishëm ka shkatërruar thuajse plotësisht një automjetin në orët e para të ditës së premte në kryeqytet.

Sipas policisë së Tiranës, shpërthimi është regjistruar rreth orës 03:05 pranë shkollës ‘Sami Frashëri’, në rrugën e ‘Barrikadave’.

Sasia e eksplozivit ishte vendosur në automjetin tip ‘Benz’ me targa KR 7608 A, i cili ka pësuar dëme të mëdha, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Forca të shumta policia mbërritën në vendngjarje e nisën hetimet për identifikimin e autorëve.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›