Falsifikatoret e dollareve gjykata liron kater nga te arrestuarit

Operacioni eku 1 milion prokurori kerkoi 1 muaj burg vetem per njerin nga te arrestuarit
Gjykata e Durresit ka liruar dje kater nga pese te arrestuarit e superaksionit policor te koduar Ceku 1 milion nderkohe qe eshte gjetur nen presionin e deklarimeve te te arrestuarve dhe avokateve te tyre per arrestim te paligjshem. Gjate parashtrimit te fakteve prokurori ne perfundim i ka kerkuar gjyqtarit te masave 1 muaj burg per te arrestuarin Edmond Temali si dhe detyrim paraqitje per kater te arrestuarit e tjere nderkohe qe nuk ka permendur asnje fjale per aktivitet kriminal te ketyre personave apo qe ata te kene kryer ndonje veper penale. Kerkesa e prokurorise eshte kundershtuar nga avokatet te cilet kane argumentuar para togave te zeza se arrestimi i klienteve te tyre eshte i paligjshem dhe se posedimi i kartemonedhave nuk perben shkelje ligjore pasi nuk jane ne qarkullim. Madje nuk ka munguar edhe reagimi i vete te arrestuarve te cilet te irrituar per kete arrestim e kane konsideruar ate te paligjshem. Te arrestuarit Nazmi Zeneli dhe Hysni Ibrahimi jane shprehur para gjykates se kishin ardhur ne Shqiperi per te pare nga afer rrugen Durres-Kukes dhe se jane cuditur kur kane perfunduar ne pranga. Ndersa shtetasi i trete nga Maqedonia qe ishte hoxhe ne Shkup Zaim Bajramaj ka deklaruar se kishte ardhur ne Shqiperi per arsye shendetesore. Permes nje konference per shtyp Policia e Durresit njoftoi se ne dy automjete u gjeten dhe sekuestruan 101 bono me vlere totale 101 milione dollare. Operacioni i koduar Ceku 1 milion vuri ne pranga Edmond Temalin 41 vjec Nesti Rakaj 34 vjec Zaim Bajrami 33 vjec Isli Barjami 57 vjec dhe Havzi Zeneli tre te fundit nga Maqedonia. Ndalimi i tyre eshte bere ne lagjen nr.13 konkretisht ne zonen e plazhit ne Durres. Policia ka sekuestruar dy automjetet qe perdoreshin nga poseduesit e dollareve fals