Inspektim te dyte ne Gjykaten e Tiranes dhe Apelit gjenden shkelje
Keshilli i Larte i Drejtesise ka menduar tu beje nje tjeter vizite gjyqtareve te Gjykates se Tiranes dhe asaj te Apelit. Ky inspektim i dyte eshte bere gjate kesaj jave ndersa gjyqtaret e kishin fjetur mendjen se nuk e kishin me ata radhen per tu inspektuar. Riinspektimi i ka gjetur serish me shkelje si heren e pare gjyqtaret si ne seksionin penal edhe ne ate civil ndersa behet e ditur se masat disiplinore do ti dergohen Ministrise se Drejtesise. Gjate qendrimit disaditor ne keto dy godina inspektoret kane nxjerre shkelje ne mosrespektimin nga gjyqtaret te orarit te ardhjes ne pune gjykimin e ceshtjeve penale dhe civile ne zyrat e tyre dhe jo ne sallat perkatese qe kane qene bosh. Gjithashtu nga burime prane KLD-se mesohet se inspektoret kane verejtur shkelje edhe ne veshjen e gjyqtareve qe gjate zhvillimit te seancave nuk kane veshur pelerinen e duhur dhe se nje tjeter shkelje ne kete gjykate ka qene edhe shtyrja e orareve gjyqesore. Por e njejta situate eshte paraqitur edhe ne Gjykaten e Apelit ne Tirane ku inspektoret kane konstatuar te njejtat shkelje te kryera nga gjyqtaret. Keshtu sipas te njejtave burime mesohet se nuk do te perjashtohen marrje te masave disiplinore per gjyqtaret qe kane shkelur etiken e gjyqtarit si ne Shkallen e Pare ashtu edhe ne te Apelit.