E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, grabitet me armë komuna Horr-Vranisht

Foto ilustruese

Rikthehen grabitjet me armë në Vlorë. Një person i armatosur dhe me maskë ka grabitur paratë e arkës së komunës Horr-Vranisht paraditen e sotme.

Burimet bëjnë të ditur për Shekullin se personi i armatosur dhe i maskuar ka hyrë në ambientet e komunës dhe ka qëlluar disa herë në ajër.

Pasi ka marrë paratë e arkës, nën kërcënimin e armës, ai ka marrë peng një nga punonjëset e komunës, të cilën e ka lënë të lirë pasi është siguruar se mund të largohej nga vendngjarja.

Shuma e parave të grabitura nuk bëhet e ditur, por policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›