E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabit pikën e këmbimit valutor. Në kërkim 40-vjeçari

Policia e Durresit eshte vene ne kerkim prej mbermjes se djeshme te nje shtetasi me moshe rreth 40 vjec, i cili ka kryer grabitjen me arme te nje pike kembimi valutor ne Sukth,12 km larg Durresit. Ngjarja ka ndodhur mbermjen e djeshme, rreth ores 22:00.

Nje person ende i paidentifikuar ka vjedhur me arme piken e kembimit valutor qe gjendet fare prane autostrades Tirane-Durres. Sipas burimeve nga vendngjarja autori i kesaj vjedhje ka mendur se mund te gjente ne kete ore gjithe shumen e grumbulluar gjate dites ne kete njesi te kembimit valuator, por ka rezultuar se ai ka rrembyer vetem canten e punonjeses qe punonte ne zyre.

Pas rrembimit te cantes, autori me nje arme automatik kallashnikov eshte spostuar rreth 20 meter ne drejtim te rruges nacionale,aty ku qndrojn taksit. Me forcen e armes i ka kerkuar taksistit Mehmet Meta qe ta largoje nga ky vend, por taksisti nuk ka pranuar.Ktu ka nisur perleshja dhe autori ka qelluar me arme zjarri duke plagosur ne kembe taksistin.

M pas ai eshte larguar ne drejtim te paditur. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur shume forca te policise se Durresit, ndersa taksisti eshte derguar ne spitalin rajonal, ku pas mjekimit eshte rikthyer ne shtepi.

Aleks Kalemasi Azhornuar së fundi ( e martë , 17 gusht 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›