Transferimet në burgjet italiane, Gjykata e Tiranës vendos për 15 shqiptarë
15 të dënuar shqiptarë në Itali do të transferohen në burgjet e Shqipëprisë. Kështu ka vendosur Gjykata e Tiranës pas kërkesave të vetë atyre personave. Në fakt sipas të dhënmave në gjykata janë paraqitur 40 kërkesa për transferim, por nga shqyrtimet e deri tanishme vetëm për 15 janë dhënë vendimet. Gjithçka është mbështetur në një marrëreeshje që është firmosur nga ministria e Drejëtsisë shqiptare me atë italiane për transferimin e të dënuarve nga të dy vendet respektive. Sipas të dhënave të deritanishme janë 2 mijë shqiptarë që vuajnë dënimet në burgjet e Italisë. Në këto 20 vjet transferimi i tyre në burgjet e Shqipërisë ka qenë një çështje që është shoqëruar me shumë burokraci për efekt të mungesës së konvertimit të dënimeve.