LSI apel: Partitë të nisin punën për reformën Zgjedhore
TIRANË - Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, bëri thirrje sot, në një konferencë për shtyp, që "të gjithë partitë të ulen në tavolinën e bisedimeve për të reflektuar lidhur me reformën zgjedhore .
Sipas tij "çdo tentativë për përmirësimin e zgjedhjeve pa përmirësuar ligjin zgjedhor, mbetët vetëm demagogji dhe që nuk ka të bëjë me shqetësimin për zgjedhje korrekte në Shqipëri".
"Jemi këtu për të bërë apel edhe një herë, si edhe më parë, për të nisur punën për reformën zgjedhore, pasi një nga kredot themelore të LSI-së kanë qënë gjithnjë zgjedhjet me standardet të larta", deklaroi Vasili.
Sipas tij "politika ka konsumuar qindra deklarata, duke shpërthyer dhe në pathos të jashtëzakonshëm për nevojën e standardeve më të mira zgjedhore, por momentit kryesor që duhet të dëshmojnë vullnet për arritjen e këtyre standardeve po i shmangen në mënyrë të vazhdueshme".
Nënkryetari i LSI-së shtoi se sezoni i ri politik në shtator, duhet të ketë kryefjalë të tij nisjen e punës intensive për një reformë zgjedhore sa më të mirë, duke reflektuar çdo lloj sugjerimi të faktorëve ndërkombëtarë.
Ai tha se vënia në jetë e sygjerimeve të publikuara në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet në vëndin tonë, siguron parametra të një Shqipërie, e cila duke qënë tashme një vënd europian, qytetarët e të cilit do të lëvizin lirshëm në Europë, duhet të ketë edhe zgjedhjet që meriton.
(d.b/BalkanWeb)