E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, virusi i NilitPerëndimorshkakton 3 të vdekur

ATHINë- Origjina e një infeksioni nga një virus i Nilit perëndimor në qendër të Greqisë, që tashmë ka vrarë tre persona që prej fillimit të gushtit dhe ka prekur 47 të tjerë, është sinjalizuar nga Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (Keelpno) dhe Ministria greke e Shëndetësisë ka përforcuar masat për parandalimin e përhapjes.
Virusi transmetohet te njeriu nga pickimi i mushkonjave dhe mund të provokojë forma të rënda të encefalopatisë. Personat që kanë humbur jetën ishin të moshuar dhe të sëmurë, njoftoi Qendra. Në totalin e 47 të të infektuarve, 45 janë sëmurë me encefalopati dhe 28 prej tyre janë shtruar në spital, shtatë prej të cilëve në terapi intensive.
Deri tani virusi është përhapur nga Larisa deri në Selanik.
Ministria ka urdhëruar disifektimin kundër mushkonjave në të gjitha zonat ku do të shfaqet virusi.

(d.b/ANSA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›