E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabit shtëpinë e Celion Dion, gjen kohë dhe për dush

Policia e Montrealit ka arrestuar 36-vjeçarin Daniel Bedard, pasi ka grabitur banesën e këngëtares së famshme Celin Dion dhe bashkëshortit të saj.

Celine Dion dhe bashkëshorti i saj Rene Angelil nuk ndodheshin në shtëpi kur një hajdut hyri në pronën e tyre private.

Sipas raportit të policisë, hajduti përpara se të vidhte makinën në garazh, ka bërë një dush të vakët, ka ngrënë disa ëmbëlsira të marra nga frigoriferi dhe ka pirë cigare në kuzhinë, duke i hedhur bishtat e saj në tokë. Ai është dërguar në spital për një kontroll dhe vlerësim psikiatrik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›