Grabiten Greqia dhe katër gazetarë kinezë
Kriminaliteti
Dihej që Botërori 2010 do të ishte problematik për sa i takon sigurisë. Në fakt, hajdutët kanë arritur të futen në hotelin “Beverly Hills”, pranë Durbanit, ku është akomoduar Greqia. Viktima janë tre lojtarë helenë, Haristeas, Nini dhe Samaras. Në total, sportistëve u janë marrë afro 2 mijë dollarë, ndërsa zyrtarët e Kombëtares greke vendosën të mos bëjnë denoncim. Probleme ka pasur edhe për gazetarët: pas grabitjes së tri përfaqësuesve të mediave iberike, e njëjta gjë u përsërit dje me katër gazetarë kinezë. Disa persona të armatosur iu afruan automjetit të reporterëve, duke i kërcënuar, arritën t’u merrnin paratë dhe një kamerë me vlerë afro 1500 dollarë amerikanë. Askush nuk mbeti i plagosur.
#