Rikuperohet Roben, Danimarka dridhet
Holanda
Arjen Roben, lojtari i Holandës dhe Bajernit të Mynihut, mund të rikuperohet në kohë për ndeshjen e parë të “tulipanëve” kundër Danimarkës. Shanset që 26-vjeçari të zbresë në fushë të hënën janë të mëdha. Konfirmimi vjen nga fizioterapisti i përfaqësueses holandeze, i cili ka kuruar dëmtimin e lojtarit në kofshën e majtë. Një lajm i mirë për teknikun e “portokallinjve”, Bert van Marvijk, që të martën u shpreh me pesimizëm për aktivizimin e mesfushorit me tipare sulmuese. Roben u dëmtua të shtunën e kaluar, në miqësoren që Holanda fitoi 6-1 përballë Hungarisë në Amsterdam, ku realizoi edhe dy gola. “Mendoj se Roben mund të luajë. Nëse nuk aktivizohet për arsye teknike, në rregull. Por ai është gati”, tha Dik Van Torn.
#