Grabiten artifaktet në Olimp, ministri jep dorëheqjen

Shumë statutja dhe një unazë floriri janë grabitur mëngjesin e sotëm në Muzeun Arkeologjik të Olimpit në Greqi. Lajmi bëhet i ditur nga ASneës e cila thekson se policia e Athinës njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 7:30, sipas orës lokale.
"Grabitësit sulmuan rojën e muzeut, i lidhën atij duart dhe gojën dhe pastaj hynë në muze ku vodhën 65-68 statutja të vogla argjile dhe tunxhi si dhe një unazë floriri, e më pas u larguan"- tha zëdhënësi i policisë Athanassios Kokkalakis.
Menjëherë pas ngjarje ministri grek i Kulturës, Pavlos Geroulanos, i paraqiti kryeministrit dorëheqjen, njoftoi televizioni grek Mega.
Koleksioni i vjedhur nga Muzeu është një ndër më të rëndësishmit e Greqisë.