Netanjahu: Sanksionet mbi Iranian nuk po funksionojnë

“Irani është shteti më i papërgjegjshëm në botë dhe po thyen të gjitha rregullat”, tha Netanjahu gjatë një vizite një-ditore në Qipro, i cituar nga “Haaretz”.
“ Shtetet e Bashkuara të Amerikës - dhe çdo shtet tjetër – duhet të jenë të shqetësuar sepse ne kemi informacion lidhur me përpjekjet e vazhdueshme të Iranit për të kryer sulme terroriste në shumë pjesë të botës. Fatmirësisht deri më tani nuk ka humbje jetësh”, tha Netanjahu pas bisedimeve me Presidentin e Qipros, Demetris Kristofias.
Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, inauguroi tre projekte të reja bërthamore, duke sfiduar presionin ndërkombëtar mbi vendin e tij lidhur me programin bërthamor.
Ndërkohë, në Bangkok, policia tha se përgjegjës për serinë e shpërthimeve me objektiv diplomatët izraelitë ishin tre iranianë./Start/F. P/
2012-02-16 16:42