E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE, debat lidhur me uebsajtin diskriminues të Uildersit

Lideri i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, tha në një komunikatë për shtyp se në veçanti kryeministrit holandez, Mark Rutte, pritet t’i kërkohen sqarime lidhur me “heshtjen shurdhuese” për këtë çështje.

“Dutchnews” raporton se debati do të zhvillohet me 13 mars në Strasburg në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

“Jam i zemëruar që dikush mund t’i sulmojë evropianët e tjerë. Është kundër vlerave evropiane dhe njerëzore të sulmosh një grup njerëzish në këtë mënyrë”, tha Daul.

“Ne veçanërisht i bëjmë thirrje kryeministrit holandez, të deklarojë pozicionin e tij lidhur me këtë çështje dhe të vijë para Parlamentit Evropian të shpjegojë këtë heshtje shurdhuese”.

Partia Popullore Evropiane është grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian dhe përfshin edhe kristiandemokratët holandezë.

Kryeministri holandez ka refuzuar të dënojë uebsajtin, duke thënë se ky është një problem i PVV-së. Lideri ekstremist i PVV-së, Gert Uilders, reagoi më herët ndaj kritikave të komisionerëve evropianë lidhur me çështjen, duke thënë se “Evropa mund të mbushet”./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-16 15:35
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›