E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nimiç të hënën vizitë në Maqedoni

Ndërmjetësi i OKB-së për kontestin e emrit të Maqedonisë, Metju Nimiç të hënën do të mbërrijë për vizitë në Shkup.

Në prag të ardhjes së tij, kreu shtetëror i Maqedonisë sot do të zhvillojë një takim konsultues dhe bashkërendues. Në këtë takim do të marrin pjesë presidenti Gjorgje Ivanov, kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, ministri i jashtëm Nikolla Popovski dhe negociatori Zoran Jolevski.

Ndërmjetësi Nimiç vjen për vizitë në Shkup dhe Athinë gjatë javës së ardhshme për ti dhënë një shtytje procesit të negociatave për zgjidhjen e kontestit të emrit. Të dyja palët deri tani nuk kanë dhënë detaje lidhur me nxitjen e procesit të zgjidhjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›