Grabiten kapakët e pusetave, problem në Fier

Rreziku për banorët e qytetit të Fierit, tanimë po vjen edhe nga mungesa e kapakëve të pusetave e për pasojë papritur e pa kujtuar, lehtësisht mund të gjendesh në brendësi të tyre. Në lagjen “Kryengritja” në Fier, një problem që po shqetëson qytetarët është mungesa e kapakëve të pusetave, të cilat janë grabitur për qëllime përfitimi nga persona të ndryshëm.
Ndërkohë përvec rrezikshmërisë që paraqet kjo problematikë për shëndetin e banorëve, tashmë ata duhet të tregohen më të vemëndshëm në rrugë, për tu shmangur pusetave. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të insitancave për riparimin e tyre, por edhe për të vënë para përgjegjësisë personat që grabisin kapakët e pusetave.
Ndërkohë, problemi bëhet edhe më shqetësues pasi me ardhjen e verës dhe rritjes së temperaturave, ndotja dhe era e rëndë ndikon drejtëpërdrejtë tek banorët që jetojnë aty pranë.