E Diel, 1 Nëntor 2026

Masivi i dheut, bllokon turistët në qytetin e Vlorës

Një masiv dheu ka bllokuar rrugën kryesore që lidh qytetin e Vlorës me zonën bregdetare. Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar erozionin e një zone në rrugën nacionale tek ish- kampi i punëtorëve tek Uji i Ftohtë, duke shkaktuar kështu edhe bllokimin e qarkullimit të automjeteve.
 

Ndonëse ky problem është bërë evident prej pak ditësh, institucionet përkatëse nuk kanë marrë asnjë masë paraprake për të dalë nga kjo situatë.
 

Ndërkohë muri mbrojtës i ndërtuar që në vitet `50, tanimë nuk ka bërë rezistencën e dikurshme për të mbajtur masivin e dheut dhe për pasojë, automjetet janë të detyruar të lëvizin me vështirësi vetëm në një pjesë të aksit rrugorë.
Ky problem është më i ndjeshëm sidomos në fundjavë, kur numri i atomjeteve që nisen drejtë qytetit bregdetar të Vlorës është më i madh në krahasim me ditët e tjera. Por, më shumë vështirësi në qarkullim ndeshin autobusët, pasi aksi funksionon vetëm me një korsi duke krijuar radhë të gjata të automjeteve.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›