Ekstradohet nga Greqia i denuari per grabitjen e tregtarit

Armando Pepa 33 vjec nga Korca eshte denuar me tete vite burg per grabitjen me arme te nje pronari serash ne Lushnje
TIRAN- Ekstradohet nga kryeqyteti grek Athine nje person i denuar me tete vite burg per grabitjen e nje tregtari ne qytetin e Lushnjes. Te merkuren ne mbremje vone mberriti nga Athina i shoqeruar nga nje oficer dhe i prangosur Armando Pepa vjec 33 nga Bilishti i Korces.
Sipas policise ky person eshte shpallur ne kerkim nderkombetar me akuzen e vjedhjes me dhune te kryer ne bashkepunim. Ngjarja per te cilen eshte akuzuar Pepa dhe me pas eshte denuar nga gjykata sipas policise ka ndodhur me 26 shkurt te vitit 2005 ne fshatin Gorishtaj te Lushnjes.
Sipas policise ky person ne bashkepunim dhe me disa persona te tjere te armatosur dhe me maska kane hyre ne banesen e nje tregtari dhe nen kercenimin e armeve kane detyruar te zotin e shtepise tiu jepte atyre nje shume te konsiderueshme parash. Sipas hetuesve keto para i demtuari kishte mundur ti fitonte nga nje biznes serash qe ai kishte ne pronesi ne fshatin ku jetonte. Pas krimit te kryer sipas policise bashke me personat e tjere ai eshte larguar ne drejtim te panjohur.
Nderkaq pas hetimit te kryer nga policia dhe prokuroria ai eshte zbuluar se ishte nje nga personat e perfshire ne grabitjen ndaj tregtarit ne Lushnje. Nderkaq gjashte muaj pas hetimit te ceshtjes dhe gjykimit te saj Gjykata e Lushnjes denoi te dyshuarit. Nder ta Pepa sipas policise mori denimin me 8 vite burg.
Gjate kesaj kohe ai dyshohej se ishte larguar jashte vendit dhe ne muajin shkurt te dy viteve me pare Pepa u arrestua nga autoritetet greke me qellim ekstradimin e tij ne drejtim te Shqiperise. Pas mberritjes se tij ne aeroportin e Rinasit ai iu dorezua autoriteteve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.
Rinisin kontrollet e Policise me forca te FNSH-se
Policia e Shtetit rinisi dje planin e saj te masave ne drejtim te kontrolleve te ndryshme nepermjet nje plani masash ndermjet sherbimeve te policise kriminale dhe te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte. Dje ne mbremje efektive te Policise se Shtetit te shperndare ne te gjithe vendin te instaluar ne pika kontrolli te posacme.
Lajmi u be i ditur nga burime te Policise se Shtetit te cilet pohuan se plani nisi ne oren 1800 ne te gjithe vendin. Fillimisht mesohet se objekti i punes se grupeve te kontrollit ishte verifikimi dhe kontrollimi fizik i automjeteve te ndryshme te cilet qarkullonin ne rruge.
Burimet thane se qellimi kryesor i forcave te nderhyrjes se shpejte ne keto kontrolle ishte identifikimi dhe arrestimi i personave te kerkuar shoqerimi ne komisariate i personave te dyshuar si problematike si dhe mbeshtetja e grupeve dhe forcave te komisariateve te ndryshme ne vend ne punen e tyre ne identifikimin e personave problematike kontrollet e mjeteve per armembajtje pa leje etj.
Ne Tirane mesohet se ka pasur pika kontrolli te levizshme se paku gjashte te tilla dhe pritet qe plani i mesiperm te vazhdoje deri ne fund te javes kur edhe pritet te kete me teper ngarkese ne kryeqytet.