E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Trashanit nje sheik arab ne listen e te dyshuarve

Policia ka gjetur ne telefonin e juristes sms te nenshkruara nga nje person qe para emrit te tij Sherif vinte titullin Sheik


Fillimisht u dyshua se ai mund te kishte gisht ne krim por me vone u sqarua se ai ishte nje nga shume personat me te cilet mbante korrespondence e vrara


TIRAN- Zbulohet nje sheik arab ne listen e mesazheve te telefonit te Aurora Trashanit e vrare me 1 shkurt te ketij viti ne kryeqytet. Lajmi behet i ditur per Shekullin nga burime te policise se kryeqytetit te cilet pohuan se ne listen e te dyshuarve te tyre per vrasjen e Trashanit ka qene edhe nje person me kombesi arabe vendndodhja e te cilit dhe shtetesia nuk behen te ditur nga policia.


Burimet pohojne se behet fjale per nje person me kombesi arabe i cili ne mesazhet telefonike te derguara Trashanit shkruan fjalen sheik perpara emrit te tij Sherif.


Nuk dihet nese vertete personi ne fjale eshte sheik dhe quhet Sherif por burimet thone se se paku keshtu lexohej ne gjuhen angleze ne disa prej sms-ve mesazheve elektronike te gjetura nga ekspertet dhe hetuesit e policise ne telefonin e Trashanit.


Burime nga zyra e hetimit te vrasjeve thane per Shekullin dje se personi ne fjale eshte zbuluar nga hetuesit nga keqyrja e telefonit te Aurora Trashanit diten e gjetjes se saj te vrare dhe te djegur ne apartamentin e saj prane Zogut te Zi ne nje apartament ne katin e peste te nje pallati.


Burimet thane se ne aparatin e telefonit te Trashanit jane gjetur nje sere mesazhesh telefonike me karakter intim te derguar nga persona te ndryshem me te cilet sipas hetuesve Trashani mendohet se ka pasur lidhje dashurie.


Mes ketyre sms-ve ishin edhe ato te sheikut arab me emrin Sherif ndersa nuk dihen te dhena te tjera mbi te. Ne keto mesazhe mesohet se sheiku arab i shprehte dashurine e tij Trashanit e per me teper i pohonte asaj se priste me padurim momentin se kur ai do te vinte ta takonte ne Shqiperi. Keto mesazhe te gjetura ne telefonin e Trashanit mesohet se e kane futur sheikun e panjohur arab ne listen e personave qe do te hetoheshin nga policia.


Kur hetuesit nisen te verifikonin persona te ndryshem me origjine arabe qe mund te kishin mberritur ne Tirane diten e vrasjes apo ne ditet e meparshme nuk gjeten thuajse asnje emer te tille. Kjo beri qe policia te rrezonte emrin e sheikut arab apo versionin se ai mund te kishte gisht ne vrasjen e Trashanit.


Ne keto kushte ata nisen verifikimin e emrave te tjere ne listen e sms-ve te Trashanit qe mund te kishin pasur dore ne vrasjen e juristes 33-vjecare te autoritetit te konkurrences. Ne keto kushte policia nisi verifikimin dhe perjashtimin e pistave te tjera. Keshtu fillimisht hetuesit perjashtuan pisten e ish-te fejuarit i cili ishte nder te dyshuarit e pare.


Me pas hetuesit perjashtuan edhe persona te tjere ndersa mbetej pa u verifikuar vetem personi 52-vjecar me banim ne Gjermani. Pas renies ne gjurme te personave te dyshuar policia zbuloi taksistin Abedin Mulaj si nje nga personat qe mund te ishte perfshire ne vrasjen e juristes Trashani specialiste ne Autoritetin e Konkurrences ne kryeqytet.


Trashani 33 vjec nga Shkodra me banim ne rrugen e Durresit u gjet e djegur dhe e vrare ne shtepine e saj ne katin e peste te nje pallati prane Zogut te Zi me 2 shkurt te ketij viti. Fillimisht u dyshua per renie zjarri por pas keqyrjes se policise u vu re se juristja kishte plage prerese dhe ishte masakruar.


Gjykata vendos burg pa afat per te dyshuarin Mulaj


TIRAN- Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet vendosi izolimin ne qeli te shtetasit Abedin Mulaj i dyshuar per akuzen e vrasjes ne bashkepunim dhe perkrahjes se autorit te krimit pas vrasjes se shtetases Aurora Trashani. Gjyqtarja Fida Osmani gjate shqyrtimit te kerkeses se prokurorit Adriatik Cama dhe pasi degjoi pretendimet e paleve caktoi masen e sigurise arrest me burg per Mulajn. Avokati Fatmir Merkoci gjate fjales se tij pretendoi se klienti i tij punon prej vitesh taksist dhe diten e vrasjes ka qene ne sherbim te klientit sic ndodh per te gjithe klientet e tjere.


Dhe nuk ka vene re ndonje gje te pazakonte nga klienti qe e kishte ne makine. Vete i dyshuari ka mohuar se ka lidhje me vrasjen duke mos dhene detaje te hollesishme per ngjarjen ne prokurori mendon se e ka ndihmuar autorin e vrasjes per tu larguar nga vendi i ngjarjes. Pavaresisht pretendimit te tij gjykata vendosi ndaj tij masen e arrestit me burg pa afat deri ne fund te hetimeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›