E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llupo mohon te kete pasur urdher per te qelluar me arme

TIRAN- Shefi i Shtabit te Njesise Speciale te Gardes se Republikes major Agim Llupo tashme i arrestuar nen masen e sigurise arrest me burg si autori kryesor i dyshuar per vrasjen e Ziver Veizit ne demonstraten e 21 janarit ka mohuar se eshte urdheruar per te qelluar me arme zjarri.


Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme sipas te cileve major Llupo ka mohuar para hetuesve dhe prokuroreve te ceshtjes se diten e demonstrates se 21 janarit kishte urdher per te qelluar me arme. Keto deklarime mesohet se major Llupo i ka bere gjate marrjes ne pyetje nga hetuesit dhe prokuroret e ceshtjes diten e arrestimit te tij me 8 shkurt dhe me pas.


Keto deklarime sipas hetuesve i dyshuari Llupo i ka bere me cilesine e personit qe ka dijenine per ngjarjen dhe me pas personit nen hetim duke mohuar se diten e demonstrates ka marre urdher nga eproret apo drejtuesit e larte te Gardes se Republikes per te qelluar me arme zjarri.


Nuk kam marre urdher per te qelluar. Urdher nuk ka pasur nga eproret as me shkrim dhe as me goje per te qelluar me armet e zjarrit qe kishim ne perdorim ate dite. Une personalisht nuk kam marre urdher nga eprori im Agron Malaj apo komandanti i njesise Alfred Amhetcenaj dhe aq me pak nga komandanti i njesise nr.2 kolonel Dashamir Shehi apo komandanti i Gardes gjeneral Ndrea Prendi.


Kam hapur zjarr ne ajer duke u bazuar ne ligjin per perdorimin e armeve gjate mbrojtjes dhe ruajtjes se institucioneve-mesohet te kete thene nder te tjera i arrestuari Llupo para hetuesve te ceshtjes. Ne menyre kategorike i dyshuari Llupo ka mohuar se ka qelluar drejt turmes por vetem ne ajer.


Nuk kam qelluar ne drejtim te turmes. Kam qelluar ne ajer per te trembur turmen dhe ne asnje rast nuk kam qelluar drejte tyre-ka thene Llupo para hetuesve edhe pse eshte vene perballe proves se rendesishme qe plumbi i cili eshte gjetur ne trupin e gjirokastritit Ziver Veizi ka dale nga arma e majorit Llupo.


Ky i fundit sipas plan vendosjes se masave te marra per demonstraten e 21 janarit ka qene i vendosur ne dritaren tunelin qe ndodhet ne ndertesen e kryeministrise ne pjesen veriore perkrahe piramides. Por vete majori Llupo gjate gjithe deklarimeve te tija ka mohuar faktin se ka qene i pozicionuar ne ate vend ku fytyra e tij eshte fiksuar nga pamjet filmike te televizioneve te ndryshme duke qelluar drejt turmes.


Sipas prokurorise nga akt-ekspertimi tekniko-kimik i armes e asaj balistik te predhave me nr.975 te dates 7 shkurt 2011 eshte arritur ne konkluzionin se ...predha e gjetur tek viktima Ziver Veizi eshte nxjerre nga arma automatike e tipit MP-5 me numer ne shul 244 dhe numer te gervishtur ne pjesen plastike 244.


Nga veprimet hetimore te grupit te hetimit eshte vertetuar se kjo arme eshte perdorur diten e demonstrates nga personi nen hetim Agim Llupo qe mbante detyren e Shefit te Shtabit dhe zv.komandantit te Njesise Speciale te Gardes se Republikes.


Mbrojtesi ligjor i te dyshuarit Agim Llupo avokati Genc Gjokutaj gjate paradites se djeshme eshte paraqitur ne ambientet e prokurorise se Tiranes ku ka kerkuar te njihet me materialet hetimore te cilat prokuroria i ka siguruar ndaj klientit te tij.


Por sipas vete mbrojtesit institucioni i akuzes dhe drejtuesit e grupit hetimor kane refuzuar ti vene ne dispozicion avokatit mbrojtes te gjitha aktet hetimore me arsyetimin se ende nuk mund te jepen materialet e hetimit per shkaqe sekreti hetimor.


Kete veprim avokati Gjokutaj e cilesoi te paligjshem ku sipas tij jane veprimet per te fshehur te verteten nga hetuesit e ceshtjes. Ne seancen e vleftesimit te arrestit dhe caktimit te mases se sigurise ishte po ky avokat qe kerkoi nga gjyqtari Shkelqim Mustafa te liroje klientin e tij nga burgu. Klienti im ka qene ne krye te detyres dhe ka qelluar ne ajer per te trembur turmen por plumbi mund te jete devijuar nga ndonje send i forte dhe ka bere rikoshet pasi predha eshte e demtuar.


Demtimi i predhes pranohet nga prokuroria cka verteton faktin se predha eshte devijuar dhe ka qelluar demonstruesin por jo me qellim nga klienti im. I cili duhet te lirohet nga Gjykata pasi diten e demonstrates ka qene ne ushtrim te detyres se tij si efektiv i Gardes se Republikes.

Gjate ushtrim te kesaj detyre eshte pare e nevojshme te qellohet ne ajer veprim te cilin e ka bere edhe klienti im Agim Llupo-mesohet te kete thene mbrojtesi Gjokutaj kur kerkoi lirimin e majorit Llupo. F.Vezaj


Nga ana tjeter hetuesit e ceshtjes kane arritur te sigurojne nje sere provash materiale nder ato edhe ekspertime te ndryshme balistike te predhave e kimiko-teknike e krahasuese. Keshtu sipas aktit te ekspertimit balistik nr.1022 date 8 shkurt 2011 arrihet ne perfundim se nga 131 gezhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes 117 cope prej tyre jane nxjerre prej gjashte armeve te sekuestruara ne Garde ndersa 14 gezhoja ende nuk dihet nga cilat arme jane nxjerre por qe jane te modelit 56 te kalibrit 7.62 mm.


Sipas prokurorise armet e personave nen hetim shtetasit Sadik elaj Gazmend Ahmetaj Mark Nikolli dhe Agim Llupo rezultojne te kene shkrepur rreth 131 gezhoja te gjetura ne vendin e ngjarjes.


Nisur nga specifika e zhvillimit te ngjarjes konkrete gjykata cmon se elementi kryesor qe mund te coje ne krijimin e nje dyshimi te bazuar ne prova per individualizimin e pergjegjesise penale ne lidhje me pasojen e ardhur te vdekjes se kater personave eshte ekzaminimi i te gjitha predhave qe jane gjetur ne trupat e tre viktimave perkatesisht predhave te gjetura ne trupin e viktimave Ziver Veizi Faik Murto dhe Aleks Nika.


Deri ne kete faze te hetimit rezulton se jane ekzaminuar dy prej tre predhave te gjendura ne trupat e viktimave konkretisht predhat e gjendura tek viktimat Ziver Veizi dhe Faik Myrto ndersa eshte ne pritje edhe predha e viktimes qe nderroi jete ne Turqi Aleks Nika-thuhet nga prokuroria.


Raporti Hammarberg per 21 janarin dhe raporti Arvizu

Me 14 shkurt sipas faqes zyrtare te Policise se Shtetit u be dorezimi i raportit Arvizu per veprimtarine e Policise se Shtetit ne ngjarjet e 21 janarit. Ne daten 22 shkurt Komisioneri i Keshillit te Evropes per te drejtat Njerezore Thomas Hammarberg ka bere publik raportin mbi ngjarjet e 21 janarit ne faqen zyrtare te ketij institucioni.


Nje raport diametralisht i kundert sepse konstaton te kunderten e raportit Arvizu mbi veprimtarine e Policise gjate dhe menjehere pas protestes se 21 janarit.


Raportet ndryshojne jo vetem ne permbajtje por edhe ne forme. Raporti Hammarberg eshte bere publik nepermjet botimit te tij ne faqen zyrtare te Keshillit te Europes ndersa raporti Arvizu nuk gjendet ne faqen Zyrtare te Policise se Shtetit por as ne ate te Ambasades Amerikane. Raporti Hammarberg qysh ne fillim jep hartuesit dhe burimet qe jane shfrytezuar ndersa raporti Arvizu nuk ka asgje nga keto.


Per ilustrim kemi shkeputur pjese nga te dy raportet per te njejten ngjarje pra ai i Keshillit te Europes dhe deklaratat e raportit Arvizu shkeputur nga faqja zyrtare e Policise se Shtetit. Konkretisht


RAPORTI KiE 4 protestuesit u vrane jashte perimetrit te sigurise
ARVIZU ne kete pike nuk ka kundervenie pasi Arvizu nuk i permend vrasjet
RAPORTI KiE Policia i ka rrahur ne menyre mizore protestuesit e arrestuar. Ata kane nenshkruar deklarata te frikesuar e te kercenuar nga policia


ARVIZU Policet duhen levduar. Qendruan te palevizur gjate goditjes me objekte te forta duke perfshire gure shkopinj si dhe bombat molotov dhe nuk u hakmoren kur u provokuan fizikisht


RAPORTI KiE As gazi lotsjelles qe u hodh nuk ishte i zakonshem madje preku edhe vete policet qe ishin te pambrojtur. Policia nuk ishte e pergatitur ndaj situata degjeneroi ne ate menyre.


ARVIZU Policia e Shtetit pati nje plan operacional te mirezhvilluar per tu ballafaquar me nje demonstrate qe do organizohej si dhe ata ekzekutuan planin operacional ne menyre me se miri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›