E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiten nje banese arrestohen dy studente


GJIROKASTR- Serish dy studente te universitetit Eqrem abej jane vene ne pranga. Se bashku me nje tjeter te ri sipas policise ata rezultojne te jene autoret e grabitjes se nje banese ndodhur ne vitin 2010. Burime zyrtare te policise kane bere te ditur se identifikimi i te rinjve eshte bere ne baze te provave te mbledhura ne vendngjarje si dhe te informacioneve te marra ne rruge operative.


Nga ana e Specialisteve te Seksionit per Parandalimin dhe Hetimin e Krimit ne Komisariatin e Policise Gjirokaster eshte bere kapja dhe ndalimi i shtetasve Bektash Kore 25 vjec lindur dhe banues ne Gjirokaster Tajar Myrtaj 22 vjec lindur ne Gjirokaster dhe banues ne Lushnje student ne universitetin Eqrem abej fakulteti Ekonomik viti i 3 dhe Nebi Shehaj 23 vjec lindur dhe banues ne Gjirokaster student ne universitetin Eqerem abej Gjirokaster Fakulteti Ekonomik viti i pare. Keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin gjate paradites se dates 17.09.2010 kane vjedhur ne banesen e shtetasit N.M. ne lagjen 18 Shtatori te qytetit Gjirokaster me anen e nje kopjeje celesi nje shume prej 358 000 lekesh te reja dhe 685 eurosh leke te biznesit te djalit te shtetasit N.M.


Gjithashtu po ne kete banese kane vjedhur ne dhomen e gjumit te shtetasit N.M nje ore dore nje varese flori si dhe disa bizhuteri te tjera te bashkeshortes se shtetasit N.M. Shtetasit Bektash Kore dhe Tajar Myrtaj gjate periudhes kur kane kryer vjedhjen kane qene te punesuar si kameriere ne lokalin e djalit te shtetasit N.M. dhe se bashku me autorin tjeter shtetasin Nebi Shehaj kane pasur mundesi te bejne kopje te celesit te baneses.


Bazuar mbi provat ligjore te gumbulluara Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster ka leshuar urdher ndalimi per shtetasin Tajar Myrtaj ndersa dy autoret e tjere jane ndaluar si rezultat i hetimeve te kryera gjate ndalimit te shtetasit te lartpermendur ka bere te ditur zedhenesi i Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster Gentian Mullai.
Ne disa raste te kryerjes se veprave te ndryshme penale kane qene te perfshire edhe studente te universitetit Eqrem abej.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›