Grabiten nje pike karburanti, 3 ne pranga
Vlore-Tre te rinj kane rene ne prangat e Policise se Vlores, te dyshuar si autore te grabitjes me dhune, ne kercenimin e armeve te nje pike karburanti, ne fshatin Sherishte. Ngjarja ka ndodhur dy muaj me pare tek karburant "Kastrati". Pas nje pune hetimore, policia ka mundur te zbuloje autoret e saj, qe jane Blendi Zykaj 19 vjec, Ermal Rakipaj 21 vjec banues ne Selenice dhe Gezim Halilaj 19 vjec, banues ne fshatin Romes. Arrestimi i tyre u be pas nje operacioni te koduar "Maska e grisur". Tre te rinjte dyshohet se te maskuar dhe me arme, kane grabitur kete pike karburanti, ne pronesi te Mondi Veshajt. Mbi te arrestuarit rendon akuza e "vjedhjes me arme ne bashkepunim".