E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrethohet banesa, kapet babai "monster"

Shkoder-Ka zgjatur vetem 16 ore arratisja e babait "moster", i cili dy dite me pare hodhi nga ura ne nje lartesi prej 5 metrash, djalin e tij 2-vjecar, per ta vrare. Menjehere pas ngjarjes efektivat e Policise se Shkodres, te drejtuara ne operacion nga kreu i kesaj policie, kane filluar kerkimet per Eduart Gjoken. Arrestimi i 32-vjecarit, u be paraditen e djeshme ne oren 10.30, pas operacionit si rezultat i nje operacioni te mireorganizuar te Sektorit te Krimeve te Renda. Pas informatave per vendndodhjen e tij, policia ka rrethuar banesen, ku dyshohej se fshihej i kerkuari. Ai u kap ne banesen e te afermit te tij, ne fshatin Bardhaj, ne vendin e quajtur Kodrat e Bardhajve, rreth 12 km larg qytetit te Shkodres. Ne momentin e arrestimit, i kerkuari nuk ka bere rezistence. Pas kesaj ai eshte shoqeruar per ne ambientet e Komisariatit te Shkodres, ku edhe eshte marre ne pyetje per ngjarjen. Policia nuk jep me shume detaje per deklarimet e te ndaluarit, por sikurse edhe dyshimet e para, mendohet qe veprimi monstruoz i babait 32-vjecar, te kete ndodhur ne shenje hakmarrje per ish-gruan e tij, me te cilen ishte divorcuar. Burimet shpjeguan se dy dite me pare, ai ka shkuar ne shtepine e ish gruas dhe ka marre djalin 2-vjecar me pas eshte larguar. Ne oren 15.30 eshte ngjitur ne mbikalimin e trenit ne lagjen "Tre Heronjte" dhe ka leshuar nga nje lartesi 5 metra djalin, duke tentuar ta vrase ate. Pas ketij veprimi, Gjoka eshte larguar menjehere nga vendngjarja, ndersa trupi pa ndenja i femijes eshte marre nga kalimtare te rastit dhe eshte derguar ne spitalin rajonal te qytetit. I mituri eshte shtruar menjehere ne spital, ku vazhdon te trajtohet nga mjeket, pasi ka pesuar frakture ne njeren kembe, por jashte rrezikut per jeten. Nga ana e policise po kryen te gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materialet ne ngarkim te te arrestuarit, i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder, per vepren penale te "vrasjes me dashje te mbetur ne tentative".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›